Speciale: Ja 4 arsyet pse Zidane dëshiron të nënshkruajë me Pogban

Paul Pogba është njëri ndër emrat më të përfolur në këtë merkato. Pa as edhe një dyshim mesfushori francez do jetë në qendër të vëmendjes deri në përfundimin e këtij afati kalimtar, me ç’rast pritet të mësohet skuadra në të cilën do të luajë ai në sezonin e rradhës.

Në luftë për ti siguruar shërbimet e mesfushorit francez të Juventusit janë Manchester United dhe Real Madrid, me këta të fundit që këmbëngulin për shkak të kërkesës së parashtruar nga trajneri tyre Zinedine Zidane.

Në vazhdim Gazeta Sheshi ju përcjell 4 arsyet pse Zizu dëshiron ta ketë në skuadër Pogban:

Potencë në mesin e fushës

Për Zidanen do jetë shumë me rëndësi të forcojë mesin e fushës. Sezonin e shkuar tekniku francez kishte përdorur skemën 4-3-3, me ç’rast kishte preferuar të luajë me Casmiron prapa mesfushorve Kroos dhe Modric. Ndërkohë me ardhjen e Pogbas, sistemi do të ndryshojë me brazilianin që nuk do të ketë më vend në përbërjen e parë.

Njeri i besueshëm

Mardhëniet ndërmjet trajnerit dhe mesfushorit 23 vjeçar janë të mrekullueshme. Madje vetë menaxheri futbollistit Mino Raiola ka theksuar se Zizus i pëlqen shumë bashkëkombasi i tij.

3. I fuqishëm në ajr

Edhe një detaj tjetër. Me ardhjen e Pogbas, Real Madrid do të bëhej skuadra me fuqinë më të lartë sa i përket lojës në ajr. Me Ronaldon, Benzeman dhe Balen në sulm, Pogba do i bashkohej Ramos dhe Pepe që janë fantastik nga ndërprerjet, për të krijuar kështu një ekip tmerri për mbrojtjen rivale.

Zëvendësim përfekt për James

Zidane duket se nuk do llogarit as këtë sezonë në shërbimet e mesfushorit kolumbian. James që pati rënie të dukshme të rendimentit sezonin e shkuar, këtë sezonë duhet të kërkojë një skuadër për të patur sa më shumë minuta në dispozicion. Hapsirën e tij mund ta mbulojë pa asnjë problem Pogban, që është i fuqishëm nga çdo lloj ndërprerjesh, godet fuqishëm dhe bën pasime të mrekullueshme.

Përgatiti: Drilon SYLEJMANI

/Gazeta Sheshi/