Speciale/ Dhoma të paperfunduara dhe linja të gjata për ushqim në fshatin olimpik për media

133

Pak ditë pas raporteve që një pjese e fshatit olimpik ku po qëndrojnë atletet është e “pa banushme”, siç duket gjërat nuk janë më mirë as për fshatin ku po qëndrojnë mediat.

Jeff McTainsh, një reporter nga Zelanda e re, postoi një video ku shihet se në banjo mungon dushi, por quditërsisht punon. Uji rrjedh nga një vrimë në muri, transmeton Gazeta Sheshi.

Me poshtë mund ta ndiqni videon nga UK Daily Mail.

 

Por mungesa e një dushi duket se nuk është problemi i vetëm. Problem gjithashtu është edhe se uji mund edhe ta rrëmbej apartamentin.  Edhe për këtë Jeff bëri një postim në Twitter duke thënë:

“Kur dëgjova se ka një pishinë në fshatin olimpik për media #Rio2016. Nuk besoja që ajo pishinë ishte në apartamentin tonë”.

https://twitter.com/Jeff_McTainsh/status/760134090490253312?ref_src=twsrc%5Etfw

Nderkohë Aaron Bauer nga “Around the Rings” postoi një foto duke treguar një linjë të gjatë të raporterëve që prisnin për ushqim dhe sipas tij faji është tek mungesa e llojllojshmërisë së ushqimit. Ai gjithashtu theksoi se kjo po ndodh për shkak të shkurtimeve të buxhetit, por nuk është e qartë në qoftë se ky është një spekulim apo e vërtet.

/Gazeta Sheshi/