SPECIALE: 21% e futbollsitëve paguhen 286 euro në muaj

Sindikata më e madhe e njohur për të drejtat e futbollsitëve, FIFAPro, ka informuar për hulumtimin e bërë në 54 shtete të botës dhe 87 liga profesionale në të cilën janë përfshirë mbi 13,000 futbollistë, largo lojtarët që luajnë në katër ligat me futbollistët më të paguar në botë: Premier Ligën, La Ligën, Bundesligën dhe Ligën kineze, transmeton Gazetasheshi.com.

Raporti tregon se 45% e futbollistëve paguhen më pak se 1 mijë euro në muajt, megjithëse ka shumë raste ekstreme ku ata marrin paga simbolike.

Rumania ishte vendi me më së shumti futbollistë të intervistuar, pasi pikërisht në këtë kampionat futbollistët kanë më së shumti problem për pagesa. 511 futbollistë iu përgjigjën pyetjeve të zyrtarëve të FIFAPro, derisa deklaruan se atyre u ndodh që të mos marrin paga me muaj të tërë.

Afrika është njëri ndër kontinentet me pagat më të vogla. Madje pagat më të larta të futbollistëve nuk e kalojnë as shumën e 1 mijë eurove, përcjellë Gazetasheshi.com

Ja disa nga statistikat e publikuara nga FIFAPro:

21% e futbollsitëve në botë paguhen 286 euro në muaj. Afrika është kontinenti më i varfër sa i përket ingresimit të fitimeve nga futbollsitët. 73,3% e lojtarëve paguhen më pak se 950 euro në muaj.

32% e futbollistëe në Europë paguhen shumë dobët. As 10% e tyre nuk fitojnë shifrat e çmendura që fiton Neymar tek Barcelona.

41% e lojtarëve marrin pagat me vonesë. 8% e tyre marrin pagat e tyre pas tre muajsh.

29% e futbollistëve paguhen kundër vullnetit të tyre. Kjo ndodh tek futbollistët e dalë nga akdemitë e futbollit që shtypen nga drejtuesit e klubeve.

8% e lojtarëve nuk kanë kontrata profesionale të shkruara në letër. Në Europë përqindja varon nga 3% deri në 5%, ndërkohë në Afrikë mbi 15%.

22% e futbollistëve janë transferuar dhunshëm. Pagat e tyre janë të tmerrshme.

Në hulumtim janë të përfshirë 54 shtete. Ndër më të njohurat janë Italia, Franca dhe Brazili.

87 liga të ndryshme janë të përfshira në hulumtim. Numri i lojtarëve të anketuar është 13,876 futbollistë.

74% e lojtarëve të anketuar janë të moshës 18-28 vjeç. Vetëm 3% e tyre përbëjnë moshën e futbollistëve më të rinj.

50% e futbollistëve që luajnë në Qipro janë të huaj. Në vendet ku lojtarët e huaj janë të paktë është Kamerumi me vetëm dy lojtarë.

Përgatiti: Drilon SYLEJMANI

/Gazeta Sheshi/