“Special One” refuzon ofertën e parë

126

Jose Mourinho ka refuzuar të jetë përzgjedhës i Sirisë.

Trajneri Portugez ka refuzuar që të jetë përzgjedhës i Sirisë për kualifikimet për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Rusi në vitin 2018.

Ai tha se ata i kanë dërguar letër agjentit të tij, por ai nuk ka qenë i interesuar.

“Ata e kanë publikuar një letër në faqen e tyre zyrtare që ia kanë dërguar agjentit tim. Ajo është e vërtetë, por unë duhet të them në mënyrën më speciale se unë nuk jam i interesuar për atë punë”, tha Mourinho për Sky Sports.