Sparta Praga i jep një mësim të mirë Lazio-s

96

Sparta e Pragës e ka dëshmuar veten më të fortë nga se pandehej, pasi ka mundur ta mposhtë Lacion 3:0 në Romë.

Ekipi çek ka shënuar qysh në minutat e para të ndeshjes. Dockal, Krejci dhe Julis shënuan për ekipin nga Çekia. Ndeshja e parë në Pragë kishte përfunduar në barazim 1:1.

Pas fitores së sotme të Sparta Pragës në Romë, ekipi çek kalon më tej në Europa League.

Ndërkaq Vilereal u kualifikua pasi eleminoi Bayern Leverkusenin, kurse Valencia fitoi 2:1 por u eleminua nga ana e Bilbaos për shkak të rezultatit në ndeshjen e parë.

/Albeu/