Spanja shpallet kampione e Evropës në futsall

151

Spanja është shpallur kampione e Evropës në futsall, pas fitores ndaj Rusisë.

Spanja e ka mposhtur Rusinë në finale me rezultat 7:3, për t’u shpallur kampione e Evropës në futsall.

Kjo është hera e 7-të që spanjollët e fitojnë këtë turne në 10-të edicionet e mbajtura.

Vendi i 3-të i ka takuar Kazakhstanit, pas fitores 3:2 ndaj Serbisë.