Spalleti: “Ju kam kërkuar futbollistëve të mi të bëjnë të pamundërën”

111

Trajneri i Romës, Luciano Spalleti, e di mjaft mirë se do jetë shumë e vështirë rikthimi i rezultatit nga dueli i parë ndaj Real Madridit, mirëpo nuk e sheh si të përfunduar sfidën, transmeton Gazeta Sheshi.

“Do jetë e vështirë të rikthejmë rezultatin e ndeshjes së parë, mirëpo ne do të tentojmë të bëjmë të pamundërën. Gareth Bale është një tjetër lojtar që mund të bëjë diferencën për Real Madridin. Nese ata dalin me të gjithë arsenalin e tyre, mund të na shënojne 4-5 gola”, theksoi Spalleti.

Real Madrid dhe Roma, do ndeshen të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve, derisa sfida e parë në Olimpico kishte përfunduar 2-0, në favor të mbretërve.

/Gazeta Sheshi/