Spalleti çartet me gazetarët

107

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka shpërthyer gjatë një konference për shtyp, me ç’rast ka reaguar ndaj disa gazetarëve të cilët e quajnë të padrejtë vendimin e teknikut italian për ta lënë në bankën e rezervistëve ikonën e klubit, Francesco Totti-n.

“Kam gjithë këto vite që mundohem të ofrojë drejtësi në futboll. Do të isha shumë i kënaqur nëqoftëse të gjithë lojtarët e mi, do të kryenin punën sikurse Salah. Nëse do të ishin gjithë në formën e tij ne do të krijonim iluzione për të ardhmen”, është shprehur Spalletti, duke ironizuar me formën jo shumë të mirë të ikonës së skuadrës, Francesco Totti.