Southampton bën një përmbysje të çmendur ndaj Liverpool-it

85

Southampton dhe Liverpool kanë dhuruar një ndeshje të çmendur sot në Premier League. Skuadra e Koeman ka bërë një përmbysje të pabesueshme në fundin e ndeshjes duke fituar me rezultatin 3-2.

Gjithçka shkonte në mënyrë perfekte për Liverpoolin në pjesën e parë, të cilën e mbyllën në shifrat 2-0. Coutinho dhe Sturrigde ishin autorët e golave për ekipin e Klopp.

Fraksioni i dytë i sfidës nis më mirë për vendasit që humbasin një 11-metërsh me Mance, por sulmuesi i Southampton do të korrigjonte shënjestrën në minutën e 64-t pas një asist të Pelles.

Italiani do të realizonte golin e barazimit në të 83-n, ndërkohë që Mane do të shënonte dhe të avantazhit 3 minuta më pas.