Sot zhvillohet seanca ndaj Glauk Konjufces, Dardan Molliqajt dhe aktivisteve te tjere te Vetevendosjes

76

Sot eshte duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj deputetit Glauk Konjufca, sekretarit Dardan Molliqaj dhe aktivistëve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dardan Molliqaj ka thene se kjo eshte nje seance e padrejte pasi që nuk ka asnjë provë kundër tyre.

Ndërsa në oborrin e Pallatit të Drejtësisë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Ylli Hoxhën po kërkojnë drejtësi.

Hoxha ka thene para mediave se ky proces është politik.

“Kosova po rrëshqet në një autokraci dhe në një qeverisje e cila pop pengon veprimet e opozitës dhe ky pengim po bëhet në mënyrë brutale me arrestimin e aktivistëve. Por, këto arrestime vetëm se po e bëjnë më të fortë. Do të qëndrojmë këtu deri në fund të seancës”, ka thënë Hoxha./KosovaPress/