Sot protestojne punëtorët e Llamkosit

96

Punëtorët e fabrikës “Llamkos” në Vushtrri në orën 11:00 do të protestojnë para Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kërkesa e tyre drejtuar AKP–së është kthimi i 13 pagave që kjo agjenci iu ka borxh më shumë se 400 punëtorëve. Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Metalistëve të Kosovës, Enver Isufi, borxhi i AKP-së ndaj punëtorëve është më shumë se 1 milion euro dhe se është borxh i mbetur nga gushti i 2008 deri në gusht të 2009, njofton Klan Kosova.

Isufi bëri të ditur po ashtu se një kërkesë tjetër do të jetë po ashtu rifunksionalizimi i fabrikës pasi ka 20 muaj që ajo është jashtë funksionit.

Kryesindikalisti i Llamkos-it tha se AKP-së do t’i japin një afat një mujor për t’ua kthyer borxhin por nëse qëllimi i tyre nuk arrihet do të dalin prapë në rrugë dhe me protetsa të vazhdueshme do t’i kërkojnë pagat e tyre.