Sot pritet vendimi i Tribunalit të Hagës ndaj Radovan Karaxhiqit

84

Gjyqi ndaj Radovan Karaxhiqit, ish-presidentit serb të Bosnjës dhe komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, pritet të mbyllet sot (e enjte) në Gjykatën Kriminale për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Karaxhiq përballet me burg të përjetshëm pasi mbi të rëndojnë 11 akuza për krime lufte, krime kundër njerëzimit, vrasje, deportim, terror dhe sulme të paligjshme kundër civilëve.

Ish-lideri serbo-boshnjak përballet edhe me akuzën për gjenocid, për vrasjen e më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga Srebrenica, kur forcat etnike serbe ekzekutuan pengjet. Karaxhic, që qëndroi në arrati për 13 vjet pasi u akuzua në 1995, po ashtu përballet edhe me akuza në lidhje me rrethimin 43 mujor të kryeqytetit boshnjak, Sarajevë, ku vdiqën më shumë se 5 mijë civilë.