Sot nis turneu ndërkombëtar i futsallit “Adem Jashari”

119

Sot nis turneu ndërkombëtar në futsall “Adem Jashari”.

Në kuadër të aktivitetit zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe nën patronatin e kryeministrit së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, për herë të shtatë mbahet ky turne kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jasharit.

Pjesëmarrës të këtij turneu do të jenë katër ekipe: Përfaqësuesja A e Kosovës, Përfaqësuesja e Shqipërisë, Përfaqësuesja e Turqisë si dhe Përfaqësuesja Olimpike e Kosovës (U21), transmeton KosovaPress.

Hapja zyrtare e turneut bëhet në orën 17:00, në Pallatin e Rinise dhe Sporteve, në Prishtinë.

Ndërkaq sfida e parë nis në orën 17:15, ku do të takohen Kosova-Turqia, kurse, në orën 19:15 do të përballen Shqipëria dhe Kosova U-21. Finalja e këtij turneu luhet të shtunën në orën 17:15. /KosovaPress/