Sot miqësorja Shqipëri-Austri

84

Sonte në mbrëmje luhet miqësorja ndërmjet Kombëtares shqiptare dhe Austrisë.

Përballja mes kuqezinjve dhe Austrisë luhet në kuadër të përgatitjeve për Evropianin 2016. Shqipëria e cila për herë të parë do të luajë në Evropian, tashmë është gati për miqësoren me austriakët.

Kjo ndeshje për tekniku Gianni De Biasit është e rëndësishme dhe test i mirë për të parë nga afër formën që po kalojnë lojtarët e tij, e të cilët do të përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare në “Francë 2016”, transmeton KosovaPress.

Ekipi shqiptar ka disa ditë që është grumbulluar në Durrës për tu përgatitur për miqësoren kundër Austrisë, dhe tashmë kuqezinjtë janë gati për sfidën e radhës.

Në kampin kuqezi mbretëron një atmosferë e mirë para ndeshjes, dhe ata premtojnë se do të bëjnë më të mirë në këtë ndeshje, edhe pse është vetëm një ndeshje miqësore.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka thënë se skuadra e tij do në përballje me Austrinë, të luajë me kujdes sikurse në ndeshjet kualifikuese. Ai thotë se skuadra e tij nuk ia ka frikën asnjë ekipi.

“Ne do të luajmë më kujdes sikurse në eliminuare. Nuk kemi frikë askënd. Ne kemi lënë pas edhe ekipet e forta në grupin tonë eliminatore”, ka thënë De Biasi.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Austrisë nis në orën 17:30.