Sot miqësorja Luksemburg-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë fitore

Luksemburgu është sfida e radhës e Kombëtares shqiptare.

Kuqezinjtë sonte do të përballen me Luksemburgun në miqësoren e radhës e cila vjen pas disfatës kundër Austrisë (2-1), tri ditë më parë, transmeton KosovaPress.

Skuadra shqiptare synon fitore në përballje me Luksemburgun, në mënyrë që të harron disfatën kundër austriakëve, edhe pse Shqipëria bëri paraqitje të mirë në atë ndeshje, sidomos në pjesën e dytë.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, në ndeshjen e Luksemburgun do të ketë testin e radhës për të parë formën e lojtarëve të cilët do të përfaqësojnë kombin shqiptar në Evropianin 2016.

Kombëtarja shqiptare dje pasdite ka zbritur në Luksemburg, ndërsa mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit para sfidës me Luksemburgun, skuadër kjo që për nga cilësia nuk është e nivelit te Shqipërisë.

Atmosfera tek kuqezinjtë është mirë dhe optimiste për të treguar performancë të mirë në miqësoren kundër Luksemburgut.