Sot me urgjencë diskutohet në Kuvend edhe Projektligji për Këshillin Gjyqësor

76

Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Mandate shqyrtoi në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili ka për qëllim transferimin e gjyqtarëve nga një gjykatë në tjetrën për përshpejtimin e shqyrtimit të lëndëve të grumbulluara nëpër gjykata.

Ky transferim gjithnjë duhet të bëhet edhe në koordinim me kryetarët e gjykatave.

Kryesuesja e Komisionit, Selvie Halimi tha se për këtë projektligj është vendosur me urgjencë në mënyrë që të shtohet efikasiteti nëpër gjykata.

Komisioni miratoi projektligjin me shumicë votash me kërkesë për shmangie nga rregullorja e seancës së kuvendit.

Pra, sot në seancën plenare të kuvendit do të shqyrtohet me urgjencë ky projektligj që rregullon fushën e gjykatave./KosovaPress/