Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

90

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare.

Siç bën të ditur Kuvendi përmes një njoftimi për mediat, disa nga pikat e rendit të ditës për seancë janë shqyrtimi i disa projektligjeve dhe pika të tjera.

Marrë parasysh mungesën e një marrëveshjeje mes koalicionit qeverisës dhe opozitës, nuk dihet nëse partitë opozitare do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Kryesi sot./KosovaPress/