Sot hedhet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll

Shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll hedhet sot (e hënë).

Hedhja e shortit do të bëhet nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës janë duke u bërë punime.

Në këtë fazë të garave marrin pjesë këto skuadra: Arbëria, Trepça’89, Drita, Feronikeli, Gjilani, Drenica, Istogu, A&N, Ballkani, Prishtina, Llapi, Flamurtari, Ferizaj, Ulpiana, Dukagjini dhe 2 Korriku.

Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen më 10 shkurt.