Sot gjysmëfinalet e para të Kupës

Sot (e mërkurë) do të zhvillohen dy ndeshjet e para të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në Futboll.

Skuadra e cila po llogaritet si befasia e Kupës, Trepça, e pret në stadiumin “Adem Jashari” favoriten e kësaj gare, Besën e Pejës. Këtë ndeshje do ta drejtojnë gjyqtarët: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Burim Jahmurataj.

Ndërsa ndeshja tjetër do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku Drenica e pret skuadrën e Llapit. Ndërsa gjyqtarë të kësaj ndeshje do të jenë: Kreshnik Vula, Benon Këpuska, Kujtim Bajrami, Fatmir Tahiri.