Sot finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, Tottenahm – Liverpool

Liga e Kampionëve do ta mbyll perden për edicionin 2018/19, me finalen Tottenham – Liverpool.

Stadiumi “Wanda Metropolitano” do të jetë arena e përballjes së dy skuadrave angleze, Tottenham – Liverpool, të cilat të shtunën në mbrëmje do të diskutojnë trofeun më të çmuar të futbollit evropian në nivel të klubeve – atë të Ligës së Kampionëve.

Të dyja skuadrat kishin shumë vështirësi për të arritur në këtë pikë.

Maurizio Pochettino dhe Jurgen Klopp, do të futen në fushë me më të mirët n dispozicion, pasi gabimet nuk lejohen në këtë takom.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00.

Te Liverpooli luan Xherdan Shaqiri, i cili me gjasë ndeshjen do ta fillojë nga stoli.

Fundi i ndeshjes do ta sjell një kampion të ri, duke i dhënë fund dominimit të Real Madridi për tri vite rresh.