Sot fillon lirimi i urës së Ibrit

Pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh, saktësisht që nga përfundimi i luftës së Kosovës, po fillojnë punimet për lirimin e urës së Mitrovicës.

Sot pritet të fillojnë punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumen Ibër në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja për Dialog, Edita Tahiri e cila tha se plani për revitalizimin e urës, i përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit për këtë çështje i datës 25 gusht 2015, do të jetësohet me përpikëri dhe ura e Ibrit do të mundësojë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç ka qenë gjithnjë.

Ndërkohë është zyra e BE-së në Kosovë e cila është e autorizuar për zbatimin e marrëveshjes.

Punimet të cilat do të nisin sot, do të realizohen nga “Sintek-K-ing” , një kompani e kontraktuar nga ana e Bashkimit Evropian.