Sot dy përballje interesante në Superligën e Kosovës

485
Foto: Shpend Ahmeti

Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot me dy ndeshje tejet interesante të xhiros së 22-të, shkruan Gazetasheshi.com

Padyshim që në ditën e sotme (e diele) zhvillohet njëra nga ndeshjet më interesante e javës në mes Llapit dhe Ballkanit në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Të dy skuadrat do të hynë në fushë me qëllimin e vetëm të fitores.

Ndërsa në letër të lehtë pritet ta ketë kampioni në fuqi, Drita e cila e mikëpret Besën, skuadër kjo që ka ditur të befasoj shumë ekipe të Superligës.

Llapi – Ballkani (13:30)

Drita – Besa (13:00)

Gazeta “Sheshi” do ju raportojë për çdo ndryshim rezultati në këto takime në kohë reale.

/GazetaSheshi/