Sot behen dhjetë vjet nga vdekja e Millosheviqit

99

Ish-presidenti i Serbisë dhe Republikës Federative të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq, i cili për shumëkë njihet edhe si kasapi i Ballkanit, vdiq më 11 mars të vitit 2006 në njësi të paraburgimit të Tribunalit të Hagës.

Ai akuzohej për krimet që kishte kryer në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

Millosheviq është arrestuar me 1 prill të vitit 2001, kurse është depërtuar në Hagë me 28 korrik të këtij viti.

Disa herë në procesin gjyqësor kudër tij para kësaj gjykate Millosheviq ka përmendur që dikush në Hagë ishte duke provuar të keqësonte gjendje e tij shëndetësore, dhe që gjyqtarët i kanë refuzuar shërimin në një spital kardiovaskular në Moskë me qëllim që ky fakt të fshihet.

Katër muaj para vdekjes, Millosheviqin e kanë ekzaminuar specialistët nga disa shtete duke sugjeruar që i lejohet ekzaminimi në institutin e njohur rus Bakuljev, por Trupi Gjykues kishte refuzuar, transmeton KosovaPress.

Trupi i tij ishte sjellë në Beograd 4 ditë pas vdekjes së tij, i cili ka qenë ekspozuar deri më 16 mars në ndërtesën e muzeut “25 Maj” në kuadër të kompleksit muzeor në Dedinje.

Është varrosur në oborrin e shtëpisë familjare në vendin Pozharevac, me 18 mars të vitit 2006.

Lindur dhe rritur në Pozharevc në vitin 1941, Millosheviqi u ngrit në pozitë në vitin 1987, kur ai u bë i njohur si zëdhënës për nacionalistët serbë në ish-Jugosllavi. Ai erdhi në pushtet në vitin 1990 si president i Serbisë dhe në vitin 1997 u bë president i Jugosllavisë.

Ai e mbajti këtë post deri më 5 tetor 2000, kur u rrëzua nga opozita. Më pak se një vit më vonë, ai u arrestua me urdhër të ish-kryeministrit serb Zoran Djindjic, dhe u transferua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë për të dalë para gjyqit, duke u bërë kështu kreu i parë evropian i shtetit që do të ndiqej penalisht për gjenocid dhe krime lufte./KosovaPress/