Sot 21 vjet më parë u shënua rezultati më i thellë në Ligë Premier

153

Manchester United është skuadra më e suksesshme prej se niveli i parë i futbollit anglez ka marrë emrin Liga Premier.

E udhëhequr nga trajneri legjendar Sir Alex Ferguson, Manchester United ka fituar çdo trofe të mundshëm brenda kësaj periudhe.

I tillë është edhe një rekord që është arritur në sezonin 1994-1995.

Sot 21 vjet më parë është arritur rezultati më i thellë i një ndeshjeje në Ligën Premier, përcjell Telegrafi.

Manchester United e kishte mposhtur Ipswich Town me rezultat të thellë 9-0.

Në atë botë kishin shënuar Roy Keane 15′, Andy Cole 19′ 37′ 53′ 65′ 87′, Mark Hughes 55′ 59′ e Paul Ince 72′.