Sopi tregon nëse Feronikeli është dorëzuar për titullin kampion!

Dueli ndaj Llapit ishte ‘treni i fundit’ për skuadrën e Feronikelit që ta arrinte për të ju bashkuar skuadrave pretendente për titullin kampion. Humbja ndaj llapjanëve (2-1), i largon edhe më shumë ‘industrialistët’ nga objektivi për mbrojtjen e titullit kampion, shkruan Gazetasheshi.com.

Kështu ka deklaruar të paktën edhe vetë trajneri Agim Sopi, i cili pas ndeshjes deklaroi se fati i ka kthyer shpinën skuadrës së tij.

“Ishte një ndeshje e vështirë për ne dhe ne ishim të vetëdishëm për këtë, pasi që kishim trenin e fundit për të ju bashkuar skuadrave të tjera në kreun e tabelës. Duket se fati na ka kthyer shpinën, pasi që kemi krijuar mundësi të pafundme për të realizuar. Sikurse në ndeshjen ndaj Ferizajt ku krijuam 24 mundësi shënimi edhe në këtë ndeshje ishte e njejtë. Pasi që as penaltinë nuk arritëm të realizojmë, kjo tregon mundesë fati”, deklaroi Sopi për “Super Sport Kosova”.

Ai më pas foli edhe për ndeshjen e radhës, të cilën skuadra e tij e zhvillon në shtëpi ndaj Trepçës ’89.

“Ne çdo ndeshje hyjmë për fitore. Do ta analizojmë mirë këtë përballje se ku kemi gabuar dhe këto gabime ti mos i përsërismi. Tashmë do të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Trepçës ’89 të cilën do ta kemi në shtëpi”, përfundoi tekniku shkupjan.

Feronikeli mbetet në pozitën e pestë të renditjes tabelare me 28 pikë, njëmbëdhjetë më pak se skuadrat kryesuese.

Renditjen e plotë tabelare mund ta gjeni në:

TABELA: Tri skuadra ndajnë kreun me pikë të barabarta, dorëzohet Feronikeli!

/Gazeta Sheshi/