Soni Malaj në krahët e një mashkulli tjetër ?

Soni Malaj ende mbetet në krye të mediave rozë, sa i takon romancave të saj, ndonëse ajo shpeshherë ka kërkuar privatësi.

Ndryshe nga herët e tjera kur ajo ka mohuar çdo gjë, këtë herë këngëtarja ka tentuar të luajë pak me të gjithë ata që sajojnë lajme të rreme.

“Llafe, llafe janë”, u përgjigj Soni me të qeshur, duke lënë të kuptohet se thashethemet mbi lidhjen e saj të re, janë të vërteta.

Mamaja e Annës 4-vjeçare pranoi për herë të parë lidhjen e re, shkruan Prive.

Këngëtarja është përfolur për lidhjen e re të nisur me një djalë më të ri në moshë, me të cilin nuk e lidh muzika, por pasioni për palestrën.