Song befason me klubin e ri

328
Alex Song do të largohet përfundimisht nga Barcelona duke iu bashkuar klubit rus, Rubin Kazan.

Aventura e Alex Song në Barcelonë ka përfunduar derisa ai është në prag të transferimit në Rubin Kazan, raporton e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Ish mesfushori i Arsenalit ishte i huazuar në West Ham në dy sezonet e fundit pas dështimit për të zënë vend në Camp Nou.

Por, West Ham nuk e shfrytëzoi opsionin për transferimin e tij.

Andaj, një vit para skadimit të kontratës së tij me Barcelonën dhe pa gjasa për të depërtuar në ekipin e parë, Song është afër nënshkrimit me klubin rus.