Son objektivi kryesor i Real Madridit

Sulmuesi i Tottenhamit, Heung-min Son, është një objektiv kryesor për Real Madrid, sipas OKDiario.

Koreano Jugor është i lidhur me një kontratë afatgjatë në Spurs, ndërsa kushte të reja po diskutohen, por Blancos do të mirëpriste mundësinë për të shtuar rrezikun e tij të energjisë dhe skuadrës.

Megjithatë, duhet një ofertë e majme për ta bindur futbollistin në fjalë si dhe skuadrën nga Londra për ta lëshuar atë në drejtim të skuadrës madrilene.

Kjo për shkak se ai po kalon një formë të jashtëzakonshme te Spurss dhe natyrisht është në raporte shumë të ngushta edhe me trajnerin e skuadrës, Jose Mourinho i cili e vlerësoi lartë pas ndeshjes së javës së kaluar, atje ku Son realizoi golin e 100-të në karrierë te Tottenham.