Sokoli tregon si duhet të mposhtet Ballkani

551

Ka përfunduar edhe xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Llapi ka arritur ta mposhtë skuadrën e Gjilanit me rezultatin 3-1.

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli në emisionin “Dueli Sportiv” e ka analizuar ndeshjen e radhës kundër Ballkanit.

Ai ka thënë se skuadra që ai drejton do të bëjë më të mirën për të dalur me kokën lart nga ky takim i vështirë për ta.

“Duhet shumë angazhim, shumë vrapim, shumë punë që të fitohet Ballkanit. Prandaj unë mendoj që gjitha ndeshjet janë të mundshme me tri rezultatet. Gjilani do të bëjë çmos ta fitojë takimin për të hyrë në seri të ndeshjeve. Sepse unë mendoj që janë edhe 16 xhiro në opsion. Diferenca është e madhe, por secili klub e ka formën e vetë. Sa më shpejt që Gjilani i rikthehet fitoreve dhe formës është më mirë”, tha Bylbyl Sokoli.