Sokoli tregon një dallim interesant mes Vukiceviqit dhe Sopit te Feronikeli

Njëra prej ndeshjeve më interesante që u zhvillua këtë fundjavë në Superligën e Kosovës ishte ajo mes Feronikelit dhe Dritës.

Ndeshja e zhvilluar në Drenas përfundoi pa gola 0:0.

Ndërkaq, trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli mendon se trajneri Agim Sopi ka filluar ta implementojë lojën e tij.

“Të dyJa skuadrat kanë humbur nga dy pikë”, tha Sokoli në ‘Dueli Sportiv’.

“Dallim nga Vukiçeviq ka pasi Sopi flet shqip, gjë e cila i ndihmon futbollistëve”, vlerësoi Sokoli.

“Tashmë Sopi ka filluar ta implementojë lojën e tij te Feronikeli”, potencoi Sokoli.