Sokoli qanë mungesat, por vlerëson paraqitjen e skuadrës

459

Gjilani dhe Ballkani kanë ndarë pikët në stadiumin e qytetit nga Anamorava, duke luajtur baras 1-1, shkruan Gazetasheshi.com.

Pas ndeshjes, tekniku bardhekuq, Bylbyl Sokoli foli për mikrofonat e “Art Sport”, duke thënë se është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, porse e kupton faktin që presioni për të arritur te fitorja ndikoi negativisht tek ta.

“Presioni për fitore ishte tek ne, gjë që mendoj se ndikoi jashtëzakonisht negativisht. Në ndeshje si këto mund të humbni, të fitoni ose të barazoni, pra të tre rezultatet janë në lojë. Por, personalisht jam i kënaqur me angazhimin e djemve, kjo është me rëndësi”, deklaroi fillimisht Sokoli.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
“Gjithashtu, pashë një ekip që dëshiron rezultatin, elementet e tjera do të vijnë me kohë, ani pse javëve në vijim do të përballemi me mungesa, dy për shkak të kartonëve, dy të tjerë për shkak të lëndimit”
, tha ndër të tjera Sokoli.

Gjilani mbetet në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 31 pikë.

Kjo është gjendja momentale në tabelë:

May be an image of text that says 'TEAM 1. FC Ballkani MP 2. G PTS Drita 21 3. 48:26 45 Prishtina 21 4. 32:17 44 Gjilani 21 5. 35:13 41 Trepca 89 21 6. 21:21 31 Feronikeli 21 7. 23:29 28 KF Llapi 20 8. 23:18 24 Arberia 21 9. 24:26 23 Drenica 20 10. 18:25 22 FC Besa 20 12:28 20 20 13:46 7'

Në kuadër të xhiros së 22-të skuadra e Gjilani luan në udhëtim te Drenica.

/Gazeta Sheshi/