Sokoli: Patëm shumë presion

Disfatën nga Trepça 89, trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli e arsyeton me presionin që pati skuadra që të okupon vendin e parë.

Sipas Bylbyl Sokolit, mungesat e rëndësishme dhe presioni i madh që skuadra e tij e pati që të bëhet lider pas 21 javësh, ndikoi në disfatën 0 me 1 në Gjilan nga Trepça 89.

“Shumë presion për tu bërë lider dhe kjo skuadër që kisha sot në dispozicion nuk arriti ta përballojë në mungesë të lojtarëve kryesor si Qëndrim Dautaj dhe Bahri Kera, ne jemi ende në lojë dhe do të vazhdojmë tutje në luftë për titull”, tha Sokoli.

Kjo ishte disfata e dytë rresht për Gjilanin pas asaj nga Llapi në çerekfinale të Kupës shtetërore.

Pas 21 xhirosh, Gjilani zë vendin e tretë me 36 pikë, 2 më pak se lideri Feronikeli.