Sokoli nuk përmbahet: Ndeshja ishte e dirigjuar

229

Bylbyl Sokoli nuk e ka kapërdirë aq lehtë eleminimin e skuadrës së tij nga DigitAlb Kupa, megjithëse skuadra e tij u mposht thellë nga Llapi, (4-0). Në intervistën e zakonshme pas ndeshjes, “Profa” ka nxjerrur gjithë mllefin tek gjyqtarët e ndeshjes, derisa friksësohet se kështu mund të humbasim donatorët, transmeton Gazeta Sheshi.

“Nuk është në praksen time të ankohen në referim, mirëpo kjo ndeshje ishte e kurdisur nga gjyqtarët e ndeshjes. Llapin nuk ka nevojë ta ndihmojë askush pasi ka një skuadër cilësore. Ishte një gjykim skandaloz i ndeshjes në 30 minutat e parë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes i ndihmuar edhe nga dy anësorët. Ky rezultat ishte nën regjimin e Vulës, i cili njihet për gjykime tendencioze”, ka thënë fillimisht Sokoli.

Tekniku gjilanas ka theksuar se ishte e pamundur të rikthehet morali tek futbollistët, megjithëse ata provuan rikthimin deri në fund.

“Në pjesën e dytë u detyruam të sulmojmë, pasi kemi ditur që nuk do ketë ndeshje të kthimit, mirëpo ishte e kotë. Djemtë ishin të dëshpruar dhe me të vërtetë kjo nuk i ka hije futbollit në vendin tonë. Kështu do na ikin edhe donatorët dhe ata që po e ndihmojnë sportin, pasi janë lodhur nga këto gjëra”, ka përfunduar Sokoli.

Ai në vijim theksoi se tani skuadra e tij do të fokusohet në maksimum në garat e ligës, derisa tha se do të luftojnë deri në fund për të luajtur një futboll të bukur, pa e përmendur titullin kampion.

/Gazeta Sheshi/