Sokoli: Në Prizren më shumë është folur për një ari se për futboll

952

Liria e ka nisur mirë edicionin pranveror me trajnerin e ri Naci Sensoy. Prizrenasit kanë një fitore dhe një barazim.

Njëri ndër ekipet më të vjetër në Kosovë, sivjet synon të rikthehet në Superligë.

Trajneri Bylbyl Sokoli ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për punën e trajnerit të ri, Sensoy.

“Jam i lumtur që në Prizren po flitet për futbollin. Kohëve të fundit më shumë ishte folur për një ari atje se sa për Lirinë. Naci Sensoy është një trajner i vlerësuar, shumë kush ka menduar që është nga Turqia, por ai është shqiptar nga Prizreni.

Shpresoj që Liria të rikthehet në Superligë” deklaroi Sokoli në Arenën Sportive.