Sokoli: Jam i kënaqur me këtë rezultat, ende nuk jemi në filozofinë e lojës dhe ka shumë jo-siguri brenda ekipit

471

Me dy ndeshjet e ditë së sotme ka përfunduar edhe xhiroja e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Në Skenderaj, Drenica dhe Gjilani kanë luajtur baras pa gola.

Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, i cili është shprehur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve por jo edhe me guximin dhe vetësimin e tyre.

“Është e vërtetë që kanë munguar 4-5 futbollistë, por kjo nuk e arsyetohet. Unë mendoj qe ekipi duhet të luaj më guximshëm, djemtë dhanë maksimumin unë i përgëzoj për angazhimin, por në këtë angazhim duhet me pas më shumë këmbëngulësi, vetëbesim, gjakftohtësi, siguri, këto sot na munguan. Jam i kënaqur me këtë rezultat por ky ekip jam i sigurt që mundet shumë më shumë të jep. Prandaj duhet të kërkohen gabimet, duhet shumë punë në aspektin e krijimit të vetëbesimit”

“Unë e kam qartë prej ditës së parë se çfarë kemi dhe çfarë duhet të ndryshojmë. Duhet me pranu që ekipi ende nuk është në atë filozofinë e lojës të cilin ne e kemi apliku. Ka shume jo siguri brenda ekipit”, tha Sokoli për “Art Sport”.

Gjilani tashmë zë vendin e katërt me 32 pikë të mbledhura.

/Gazeta Sheshi/