Sokoli: Gabimet janë banale dhe përgjegjësinë e merr trajneri, nesër do kemi takim me kryesinë

578

Ka përfunduar edhe xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Llapi ka arritur ta mposhtë skuadrën e Gjilanit me rezultatin 3-1.

Këtë humbje e ka komentuar edhe kryetrajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, i cili është i ftuar në emisionin Dueli Sportiv.

“Ishte një ndeshje e luftuar nga dy skuadrat. Ekipi i Gjilanit jemi përgatit gjatë javës, kemi pasur informacione. Gjithcka është vendosur duke e pasur parasysh kundërshtarin”.

“Disa përgatitje që i kemi bërë, duhet theksuar se nuk kanë funksionuar. Kjo detyrë në aspektin e disiplinës nuk po funksionon. Duhet me potencu në pjesën e parë se kemi qenë krejt jashtë disiplinës teknike, duhet me pranu që kemi probleme”.

“Çdo gjë do të diskutohet nesër me kryesinë e klubit. Përgjegjësinë gjithmonë e merr trajneri dhe kështu e marrë unë pasi që gabimet janë banale”.

/Gazeta Sheshi/