Sokoli flet për ndeshjen ndaj Trepçës ’89, rikthehet Leonit Abazi, por mungon njëri nga lojtarët kryesor të Prishtinës

Prishtina kërkon këndelljen në takimin e nesërm ndaj Trepçës ’89.

Bylbyl Sokoli e nisi me humbje aventurën e tij te Prishtina, ndërsa ndaj 89-shit kërkon fitoren.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Sokoli ka thënë se synojnë ta rikthejnë vetëbesimin, shkruan Gazeta Sheshi.

“Ndeshje e rëndësishme ku do të mundohemi të rikthejmë vetëbesimin. Besoj se me një angazhim dhe me disiplinë në lojë do të prezantohemi siç është më së miri”, tha Sokoli.

Numri një i shtabit teknik të Prishtinës, ka konfirmuar se do ta ketë në dispozicion Leonit Abazin, por në anën tjetër në këtë takim do të jenë të hendikepuar pa sulmuesin e tyre kryesor Ahmed Januzi.

“Por, jemi edhe të hendikepuar, megjithëse kthehet Leonit Abazi, tani Ahmed Januzi ka një lëndim dhe do të na mungoj shumë, sepse ka qenë njëri prej futbollistëve të dalluar kundër Llapit, por do të shohim çfarë do të ndodh nesër”, ka thënë kryetrajneri, Bylbyl Sokoli.

/Gazeta Sheshi/