Sokoli: “Fitore me rëndësi, por kemi ende punë për të bërë”

211

Skuadra e Bylbyl Sokolit, Gjilani, ka regjistruar një fitore mjaft me rëndësi në luftën për titullin kampion, derisa trajneri i kuq e bardhëve mendon se skuadra e tij duhet përmiresuar ende në disa reparte, përcjell deklaratën Gazeta Sheshi.

“Ishte ndeshje me ngarkesë. Besa u mbrojt shumë mirë, ne patëm presionin për fitore, ishim nën presion të rezultatit dhe mbrojtjes së vështirë, prandaj ishte e vështirë. Shënuam me një goditje precize. Takimin e vendosi durimi jonë. Më duhet të them se kemi nevojë që të përmirësohemi edhe më shumë. Duhet punë në lëvizshmëri më e madhe në sulm”, potencoi Sokoli.

Trajneri i gjilanasve, gjithashtu theksoi se është i kënaqur me repartin e mbrojtjes, derisa disiplina është pika më e fortë e skuadrës së tij.

“Mendoj në përgjithësi, që disiplina vendosi ndeshjen. Kemi treguar një disiplinë të lartë në repartin e mbrojtjes, me ç’rast edhe kemi garantuar siguri. Marrë në përgjithësi ne duhet ende të punojmë, në mënyrë që të luftojmë për titullin kampion.

/Gazeta Sheshi/