Sokoli dhe Gjilani i ndajnë rrugët

200

Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më trajner i Gjilanit. Nga dita e martë klubi gjilanas dhe ‘Profa’ i kanë ndarë rrugët, deri sa besohet se janë rezultatet jo shumë të mira ato që kanë ndikuar në ndërprerjen e bashkëpunimit, njofton Gazeta Sheshi.

“Kryesia e klubit dhe trajneri Bylbyl Sokoli pas nje takimi te mbajtur sot kane vendosur qe te nderprejn bashkpunimin ky ishte vendimi i dy paleve”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit, raporton Gazeta Sheshi.

Ky ndryshim në stolin e “Skifterëve” vjen dy ditë para duelit ndaj Vushtrrisë, njësoj sikur kishte ndodhur edhe me Sadat Pajazitin i cili ishte larguar dy ditë para duelit ndaj Drenicës.

/Gazeta SHeshi/