Sociedadi “godet” Barçën, rihapet lufta për titull (Video)

81

Pas humbjes 2:1 nga Real Madridi në ‘Camp Nou’, ekipi i Luis Enriques është mposhtur si mysafirë i Real Sociedadit me rezultat minimal 1:0.

Vendasit shënuan herët përmes sulmuesit Mikel Oiarzabal, i cili realizoi me kokë në minutën e pestë të takimit.

Pas këtij goli, Sociedadi u kthye krejtësisht në mbrojtje, duke tentuar që ta rrezikojë Barcelonën përmes kundërsulmeve.

Katalunasit më pas dominuan ndeshjen në të gjitha aspektet, por nuk arritën që të gjejnë rrugën drejt golit.

Lionel Messi kishte disa raste të mira shënimi gjatë gjithë takimit, portieri Geronimo Rulli bëri pritje fantastike duke ia mohuar golin argjentinasit.

Pas kësaj humbjeje, Barcelona mbetet në krye të tabelës me 76 pikë, tre më pak se Atletico Madridi dhe katër më pak se Reali. Kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të këtij edicioni, është rihapur seriozisht gara për titullin e La Ligës.

https://www.youtube.com/watch?v=-1J8znzkQLc&nohtml5=False