Smajlaj merr medaljen e artë në Beograd

204

Atleti shqiptar, Izmir Smajlaj, ka rrëmbyer vendin e parë në Mitingun Ndërkombëtar të Beogradit.

Smajlaj fitoi medaljen e artë me rezultatin 7.91m, me një diferencë të vogël nga kundërshtari serb, ka njoftuar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Kështu, Izmir Smajlaj bëri që të ngritet lart flamuri kombëtar dhe të dëgjohet himni kombëtar në Beograd.

Kjo medalje është e dyta me radhë për Smajlajn, pas medaljes së artë në Kampionatin Ballkanik tre ditë më parë.

Pas një jave, Izmir Smajlaj do të garoj në Kampionatin Evropian 2021.