Skuadra shqiptare prezanton fanelat, tifozët e saj acarohen shumë keq (FOTO)

Tomori është rikthyer në Kategorinë e Parë, por ngjitja në Superiore duket një mission i pamundur sivjet, për shkak të investimeve që janë bërë në klub. Merkato deri më tani ka qenë e varfër, teksa edhe ata lojtarë që u pretendua se kishin arritur akordin, firmosën në ekipe të tjera ku u gargantuan financa më të mira.

Situtën jo të mirë financiare, ashtu si thuajse e çdo klubi të së Parës dhe më poshtë që menaxhohen nga bashkisë, e tregojnë edhe uniformat e reja të prezantuara sot. E gjitha e bardhë, me logon e stampuar dhe si sponsor kryesor, Bashkia Berat.

Komentet në faqen zyrtare të Tomorit janë thuajse të gjitha negative, por nuk mjafton vetëm kaq, pasi edhe lojtarët nën zë shprehen se uniformat janë të parehatshme, të gjera dhe i pengojnë të vrapojnë. Ndoshta në klub duhej që më parë t’i merrnin masat lojtarëve, dhe ky problem nuk do të ekzistonte, por kjo nuk ka ndodhur, dhe sot komentet dhe ankesat nuk ndalohen dot më.

https://www.facebook.com/FkTomoriOffical/photos/a.976663979018446.1073741853.218558174829034/1338123656205808/?type=3&theater