Skuadra që favorizohet? Barcelona feston 2 vjetorin, asnjë penallti kundër tyre

Barcelona është skuadra e vetme në La Liga që në dy vitet e fundit nuk është akorduar asnjë penallti kundër tyre.

Me 14 shkurt të vitit 2016 është akordua penalltia e fundit kundër Barcelonës, në fitoren 6-1 ndaj Celta Vigos.

Që nga atëherë kanë kaluar dy vite që portierëve të skuadrës katalonase nuk është dashur të presin një penallti.

Vetëm sezonin e kaluar, në favor të saj janë akorduar 16 penallti, rekord në futbollin spanjoll, shkruan AS.

Ndryshe nga Barcelona, në dëm të skuadrës së Real Madridit janë akorduar 8 penallti.\