Futbolli kosovar në varfëri ekstreme, veçmas kur bëhet fjalë për skuadra të rangjeve më të ulëta.
Ndeshja e paraparë të zhvillohet sot ndërmjet Kastriot nga Ferizajt dhe 18 Korrikut nga Rahoveci, është anuluar, pasi klubi vendas nuk ka pasur para për t’i paguar zyrtarët e ndeshjes, shkruan Gazeta Sheshi.
Kjo nuk është hera e parë në Ligën e Dytë që skuadrat nuk i zhvillojnë ndeshjet për shkak të kushteve financiare.
Ato marrin pjesën e gara vetëm sa për sy e faqe dhe të tilla ekipe shkaktojnë edhe probleme nga pamundësia për të arritur diçka më shumë.