Skuadra kosovare transferon futbollistin e Shkupit

1161

Vllaznia e Pozheranit ka goditur me një transferim tejet interesant. Skuadra nga Liga e Parë ka siguruar shërbimet e portierit Jasir Bajrami, i cili së fundmi mbrojti ngjyrat e klubit të Shkupit, shkruan Gazeta Sheshi.

Bajrami tanimë është prezantuar si futbollist i Vllaznisë.

Klubi nga Pozherani pritet të jetë “arrë e fortë” për ekipet tjera të Ligës së Parë, duke pretenduar edhe pjesën e epërme të renditjes.

Kujtojmë se nga Vllaznia doli portieri që shpëtoi Dritën edicionin e fundit pa rënë në Ligën e Parë, Betim Halimi. “Gardiani” tashmë është pjesë e Hajvalisë.