Skuadra kosovare befason me pesë super transfere (FOTO)

341

Skuadra e Feniksit nga Drenasi ka bërë disa super përforcime në mënyrë që të prezantohet sa më mirë në arenën ndërkombëtare.  Ekipi kosovar i cili do e shkruaj historinë në garat e raundit preeleminar që do të mbahen në Andora në kuadër të UEFA Futsal Cup, ka transferuar pesë futbollistë dhe ka angazhuar një trajner, përcjellë Gazeta Sheshi.

Feniksi është prezantuar me gardianin brazilian Cristiano, i cili së fundmi është shpallur si portieri më I mirë në ligën e futsallit çek.  Futbollistin shqiptar Azem Ibrahimi, i cili ishte zgjedhur si lojtari më i mirë i huaj në ligën çeke. Marcel Rodek, një lojtar i cili edhe në të kaluarën ka luajtur për skuadrën e Feniksit, derisa është edhe reprezentues i Republikës Çeke.

Michael Belej, golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar në ligën e futsallit çek, gjithashtu do të jetë futbollist i ri i skuadrës së Feniksit, ashtu sikurse Marcelo Reis, një legjendë e futsallit botëror, njëherit kapiten i pëfaqësueses së Spanjës, me të cilën fitoi kampionatin botëror dhe atë europian.

Për trajner drejtuesit e skuadrës nga Drenasi kanë vendosur për Beni Simitciu, i cili është i licensuar nga UEFA dhe FIFA.

Me këto transferime, skuadra e Feniksit pa dyshim se do të krijojë një skuadër tejet cilësore dhe kualitative për gara europiane.

/Gazeta Sheshi/