Skuadra italiane fton Balotellin

195

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka thënë se ai mund të bëhet figurë babai për Mario Balotellin.

Sicilianët janë një nga skuadrat që janë të lidhura me transferimin e lojtarit nga Liverpooli si huazim.

“Nuk di asgjë për Balotellin, nuk e di se a është ofruar, pasi drejtori sportiv është duke u marrë me blerjet”.

“Liverpool duhet ta largojë atë tani. Nëse ai na është propozuar nga Mino Raiola, ne do të ulemi të bisedojmë për të, pse jo?”

“Do të isha një figurë babai për Balotellin”, ka thënë Zamparini.

Zamparini fton Balotellin te Palermo