Skuadra e Superligës pa trajner

307

Skuadrat e Superligës janë në fazën finale të përgatitjeve për edicionin e ri, derisa shumica prej tyre janë kompletuar edhe me fondin e futbollistëve.

Mirëpo, kështu nuk mund të thuhet për Trepçën, që krahas dy përforcimeve të nevojshme, ende nuk e di se kë do ta ketë trajner për kampionatin që fillon më 20 gusht.

Pasi nuk arritën akordin me Rafet Prekazin për vazhdimin e bashkëpunimit, “Xehetarët” u desh që këtë dëtyrë t’ia dhënë drejtorit sportiv, Fidaim Haxhiut.

Mirëpo, Haxhiu është vetëm ushtrues detyre dhe me gjasë ai nuk do të jetë “timonier” i skuadrës në edicionin e ri, shkruan Gazeta Sheshi.

Mbetet të shihet ditëve në vijim se cili do të jetë vendimi i Trepçës për të parin e shtabit teknik me Haxhiun që pritet të kthehet sërish në postin e mëparshëm – atë të drejtorit sportiv.