Skuadra e Superligës ishte në karantinë për ndeshjen e sotme

Skuadra e Feronikelit ka vazhduar t’i mbajë të mbyllur lojtarët një natë para ndeshjeve. Kështu ka vepruar edhe mbrëmë me rastin e sfidës së sotme me KEK-un.

Por, skuadra nga Drenasi njësojë nuk kishte vepruar edhe në duelin e para disa javësh me KEK-un, shkruan Gazetasheshi.com.

Duke mos i dhënë rëndësi të madhe asaj sfide dhe duke menduar se ‘Elektricistët’ do të jenë një ‘kafshatë e lehtë’, kryesia kishte vendosur që të mos i dërgojë lojtarët në karantinë. Por, më pas Feronikeli mezi kishte arritur të fitonte 1:0.

Ky ishte rasti i vetëm në këtë stinor kur Feronikeli veproi më ndryshe dhe duke mësuar nga ky fakt, klubi ka ndryshuar qasje dhe ka tubuar lojtarët në njërin nga hotelet në Drenas për sfidën e sotme ndaj një skuadre që tashmë edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë.