Skuadra e Serie A pas portierit Hoxha

225

Portieri shqiptar, Alban Hoxha, u bë temë diskutimi në gjitha mediat botërore pas priti tri penallti dhe duke shënuar një panenka, për ta kualifikuar Partizanin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Paraqitja fantastike e gardianit shqiptar në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve, ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të.

Top Channel raporton se Chievo është më e gatshme për të marrë portierin e Partizanit, madje ka plotësuar kushtin financiar të kërkuar nga “të kuqtë”, prej 400 mijë eurosh.

Te skuadra nga paralagja e Veronas aktivizohet edhe futbollisti tjetër shqiptar, Përparim Hetemaj.